Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes së Partisë Socialiste se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të jetë më 24 Maj.

“Duhet të kuptoni që neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën se kur fillon proceësi i zgjkedhjes së presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se më 24 Maji. Kemi edhe pak ditë në dispozicion derisa të fillojnë procedurat. Është procedurë që merr 5 raunde votimi në Kuvendin e Shqioërisë. Këtij procesi duhet t’i lihet koha e duhur.

Procesi ka përfunduar herën e kaluar më 27 Prill. Në rastin tonë procesi duhet të përfundojë më 24 Maj. Kjo është një ditë që ka pasur një kontekst të caktuar historic. Ne do kemi presidentin e ri ose presidenten e re të Republikës. Dua të them që edhe sot në konferencën e kryetarëve nuk do kemi kalendar për këtë çështje”, deklaroi Balla.

Balla shtoi gjithashtu se edhe deputetët do t’u bashkohen ministrave për të kontrolluar në terren çmimet, me qëllim që të mos u lihet hapësirë abuzuesve.