Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për CNN nuk mohoi se Rusia mund të përdorë armë bërthamore. Kur u pyet për rrethanat në të cilat Vladimir Putin mund të përdorë armët bërthamore, Peskov u përgjigj: “Nëse shohim kërcënim të rëndë për vendin tonë, mund të përdoren”.

Por teksa deklaratat e babait të saj kanë trazuar botën, e bija e Peskov ka nisur të ankohet për sanksionet. Elizaveta Peskova, 24 vjeç, është prekur nga sanksionet pasi nuk i lejohet të lëvizë jashtë vendit. “Sanksionet nuk më kanë dëmtuar ekonomikisht, por janë krejtësisht të pandershme dhe të pabazuara,” thotë ajo.