Për fat, Italia ka edhe Juve-Inter. Nuk i shëron të gjitha “sëmundjet” e futbollit të këtij vendi, lëre më të zhdukë të keqen mizore sportive të këtyre ditëve, mbetjen jashtë Botërorit të Katarit, por ndihmon në lehtësimin e petkut të mendimeve të zymta postmaqedonase. Kampionati i Serie A na ofron shfaqjen e fundit madhështore, me tetë ndeshje për t’u luajtur deri në fund. Nisur nga renditja, risia e kalendarit asimetrik nuk doli të ishte një ide e mirë.

Pjesërisht sepse tifozët tradicionalistë janë të hutuar shumë, sepse pas Juve-Inter, në shtatë ndeshjet e ardhshme (dy muajt e kampionatit) nuk do të ketë përplasje të tjera të drejtpërdrejta mes katër më të mirëve. Pra, jashtë Kupës së Botës dhe Ligës së Kampionëve, italianët do të kenë muaj të tërë për t’i kaluar si soditës, të mbërthyer në TV, duke parë të tjerët.

Vetëm ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, me derbin e Milanos dhe rikthimin e Juve-Fiorentina, më pas edhe finalja (që mund të bëhet raundi i katërt i sezonit të Juve-Inter, pas Superkupës) do t’iu ofrojnë mundësinë italianëve për të qetësuar sadopak problemet dhe hidhërimin pa kufi të eliminimit nga Botërori. Sfida e fundit e madhe e kampionatit dhe ndoshta hera e fundit në këto skuadra e lojtarëve protagonistë si Dybala dhe Chiellini nga njëra anë, Lautaro Martinez dhe Perisic nga ana tjetër. Për ta mund të kthehet në një ngjarje të madhe lamtumire ndaj ngjyrave aktuale.

Këto janë ditë të lodhshme gjatë të cilave tifozët italianë duhet të shmangim depresionin dhe të fillojnë nga e para me gjithë energjinë e mundshme. Kjo është arsyeja pse “klasikja” e së dielës mund të shkaktojë sadopak tronditje, një shkëndijë si ajo e parë në Turqi. Duhet të ringjallet pasioni dhe një ndeshje si kjo mund t’i ndihmojë italianët e futbollit të shohin përpara.