Papa Françesku ka thënë se konflikti në Ukrainë “nuk është një operacion ushtarak, por një luftë” dhe e quajti Ukrainën një “vend martir” ku “lumenj lotësh dhe gjaku rrjedhin”.

Komentet e tij janë një kundërshtim i narrativës zyrtare ruse që këmbëngul se pushtimi i Ukrainës është një “operacion special ushtarak” i nisur për të “çmilitarizuar” Ukrainën.

Javën e kaluar Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, duke bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar që civilët të largohen.