Kritikave të deputetëve të tij dhe kërkesave për t’u larguar nga drejtimi i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur duke thënë se zgjidhja nuk është kjo, por bashkimi për të riorganizuar partinë.

Në të kundërt, sipas Bashës partia do të bjerë në duart e Berishës që do ta marrë për t’u mbrojtur nga ‘non grata’

“Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës është ta marrë PD për tu mbrojtur nga non grata”, ka thënë Basha.