Media amerikane TPZ shkruan se një grup liderësh botërore po përpiqen t’i akordojnë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky çmimin nobel për paqe.

Presidenti Zelensky është bërë një fener guximi në mbarë botën për mënyrën se si ai ka frymëzuar dhe inkurajuar ukrainasit kundër pushtimit rus. Kjo është dhe arsyeja pse një grup politikanësh evropianë duan që Komiteti Norvegjez i Nobelit të rihapë nominimin për çmimin e paqes për vitin 2022.

Politikanët lëshuan një deklaratë, duke thënë … “Ne ju bëjmë thirrje me përulësi, të konsideroni: Zgjatjen dhe rihapjen e procedurës së nominimit për Çmimin Nobel për Paqen deri më 31 mars 2022 për të lejuar nominimin e Presidentit Zelensky dhe popullit Ukrainas”

Zgjatja është e nevojshme sepse procesi i nominimit u mbyll më 31 janar.
Kujtojmë se Çmimi Nobel për Paqe i jepet një organizate ose personi që ka bërë më të mirën për të avancuar marrëdhëniet midis vendeve dhe ka mbrojtur paqen.

Gati 251 njerëz dhe 92 organe aplikuan për çmimin e vitit , por për disa politikanë dhe miliona qytetarë anembanë botës kërkojnë futjen e presidentit Zelensky në listën e të nominuarve.

Shpalljet e çmimit Nobel 2022 janë planifikuar të bëhen në javën e parë të tetorit.