Massimiliano Allegri ka publikuar skuadrën e tij prej 19 lojtarësh për ndeshjen e sotme në Serie A kundër Spezias, me nëntë lojtarë të ekipit të parë që mungojnë.

Trajneri italian duhet të përballet me një skuadër të reduktuar këtë mbrëmje në Allianz Stadium me një numër lojtarësh kyç që mungojnë për probleme të ndryshme.

Daniele Rugani dhe Federico Bernardeschi janë rikthyer në skuadër pas lëndimeve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci, Mattia De Sciglio, Alex Sandro, Weston McKennie, Denis Zakaria, Paulo Dybala, Federico Chiesa dhe Kaio Jorge nuk janë të gatshëm për sfidën ndaj Spezias.

Bianconerët aktualisht janë në vendin e 4-të në tabelën e Serie A me 50 pikë, tre përpara Atalantës së vendit të 5-të dhe shtatë pas Milanit të vendit të tretë.

Më poshtë është skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen e sotme kundër Spezias:

Portierë : Szczesny, Pinsoglio, Perin.

Mbrojtës: De Ligt, Danilo, Cuadrado, Pellegrini, Rugani, Stramaccioni.

Mesfushorët: Arthur, Bernardeschi, Rabiot, Locatelli, Miretti.

Sulmuesit: Vlahovic, Morata, Kean, Aké, Soulé.