Dashi

Në përgjithësi dita e sotme do të jetë e mirë për ju të dashuruarit pasi do të dominojë edhe sot pozitiviteti i Marsit e Afërditës në shenjë. Priten zhvillime interesante. Beqarët do jenë të përkëdhelur nga yjet dhe do kenë takimet që kanë ëndërruar. Financat kanë për të qenë të mira.

Demi

Rrethanat ju imponojnë të tregoheni të matur e të durueshëm në zënkat në cift, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje. Beqarët do kenë plot takime, por nuk do jenë të bindur për të nisur lidhje. Në planin financiar parashikohen disa vështirësi.

Binjakët

Është një moment disi i veçantë për ju që jeni në një marrëdhënie, sepse duket se nuk ju ecën fare, por është një situatë e përkohshme, gjithçka do ndryshojë. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe pak kohë vetëm sesa të hedhin hapa që do lëndohen më pas. Në planin financiar do i zgjidhni problemet.

Gaforrja

Me pak fat dhe me ndihmën e Afërditës në shenjë, sot ju të dashuruarit do të keni mundësi të arrini një sukses të pashpresuar në dashuri. Beqarët do jenë të paqartë në mendime dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kontroll.

Luani

Nuk ju mungojnë idetë dhe projektet, prandaj flisni me partnerin/en sepse do keni mbështetjen e tyre pa hezitim. Beqarët nuk do jenë ende gati që të bëjnë ndryshime në status. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë që të mos ju dalë situata jashtë kontrollit.

Virgjëresha

Qielli për ju të dashuruarit bëhet gjithnjë e më i zymtë sepse Mërkuri dhe sidomos Afërdita janë të “rëndë” mbi “kokën tuaj”. Megjithatë forca juaj e karakterit bën t’ia dilni mbanë. Beqarët duhet të jenë më të duruar dhe të bëjnë hapa të menduar. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Peshorja

Vazhdon “kënga” negative e “duetit” Mars-Mërkur në shenjë për ju që jeni në çift, prandaj sot do t’ju duhet të djersitni “të shtatë këmishët” për të arritur një rezultat minimal. Beqarët do i refuzojnë takimet, pasi nuk do e kenë mendjen fare te lidhjet. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Akrepi

Parashikohet një ditë mjaft e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos për ju të dashuruarit. Mund të keni një ofertë tunduese. Beqarët do shoqërohen me persona të ndryshëm, por asgjë më shumë. Kujdes me financat.

Shigjetari

Sot, “efekti Saturn” do të ndjehet shumë tek ju që jeni në një marrëdhënie, prandaj do të jeni disi të tendosur por edhe melankolikë. Por për fatin tuaj, Hëna ju stimulon erosin. Beqarët nuk duhet të humbin shpresat. Në planin financiar Neptuni do të ndikojë negativisht.

Bricjapi

Sot Afërdita dhe Urani përbëjnë një stimul të vazhdueshëm në planin profesional dhe nga ana tjetër, janë ‘katalizatorët” më të mirë për fushën sentimentale. Më të hapur ndaj partnerit/es. Beqarët do kenë takime dhe mund të nisin lidhje të qëndrueshme. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Ujori

Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni me partnerin/en, në përgjithësi dita sot pritet të jetë e mirë dhe e qetë. Hëna është në pozicion të favorshëm për raportet ndërpersonale. Beqarët duhet të bëhen të duruar dhe të presin personin e duhur. Në planin financiar, Urani do ndiokojë pozitivisht.

Peshqit

Ka ardhur momenti i përshtatshëm për të “hedhur një hap vendimtar” porsa i përket marrëdhënies suaj me partnerin/en, prandaj nuk duhet të vazhdoni të hezitoni. Beqarët duhet të tregohen të arsyeshëm, pasi po gabuat mund të lëndoheni shumë. Në planin financiar mundohuni t’i menaxhoni mirë të ardhurat.