Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje për paqe Rusisë dhe presidenti rus Vladimir Putin që të ulen në tryezë tryezë “pa vonesë”. Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale. “Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai.

Gjithashtu raportohet nga ministria ruse e Mbrojtjes se një raketë balistike hipersonike Kinzhal është përdorur në një operacion special në Ukrainë “për të shkatërruar një depo të raketave dhe municioneve të aviacionit të trupave ukrainase në fshatin Delyatyn, në rajonin Ivano-Frankivsk”.