Teksa në Ukrainë janë larguar si pasojë ë bombardimeve miliona njerëz, e qindra të tjerë kanë humbur jetën, vajza e birësuar e Ministrit të Jashtëm rus shijon jetën e saj luksoze në kryeqytetin britanik.

Polina Kovaleva, 26 vjeçe, jeton mes luksit që nuk heziton as ta tregojë në rrjetet sociale. Sipas mediave të huaja, ajo është vajza e Svetlana Polyakova, që raportohet të jetë e dashura e Lavrov që prej 20 vitesh.

Lavrov është i martuar me Maria Lvrov, por Polyakova e shoqëron atë në çdo udhëtim zyrtar, duke udhëtuar me aeroplanin qeveritar, edhe pse nuk e lidh asnjë punë me diplomacinë.

26-vjeçarja Polina Kovaleva, e cila jeton në Londër, është pronare e një apartamenti shumë të shtrenjtë në Kensington në qendër të Londrës, të cilën dyshohet se e bleu për 4.5 milionë paund kur ishte vetëm 21-vjeçare.