Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet  një postimi në Facebook ka bërë me dije se Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi ndryshe në Kombinat së shpejti do të hapë dyert pas rikonstruksionit të plotë, pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Manastirliu shkruan se me zgjerimin dhe modernizimin e kësaj qendre, do të ofrohen metoda bashkëkohore të trajtimit të çrregullimeve të spektrit autik dhe problemeve të aftësisë së kufizuar.

“Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi ndryshe në Kombinat, e rindërtuar me standardet më të mira pas dëmtimeve nga tërmeti, pritet të hapë dyert së shpejti.
Zgjerojmë kapacitetet e shërbimeve shëndetësore për fëmijët me aftësi ndryshe nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore, shoqëruar me aplikimin e metodave bashkëkohore të trajtimit të çrregullimeve të spektrit autik dhe problemeve të aftësisë së kufizuar”, shkruan Manastirliu.

Qendra e Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijëve në Kombinat do të ofrojë me standardardet më bashkëkohore trajtimin pas rehabilitimit për fëmijët me aftësi ndryshe. Kjo qendër ju nënshtrua rikonstruksionit pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Eshtë një qendër unike në Shqipëri pasi ofron shërbim me shtretër dhe ambulator për fëmijët 0-18 vjeç me probleme të shëndetit mendor dhe atij fizik.
Fokusi është kombinimi i shërbimeve financiare me shërbimet socio-shëndetësore për fëmijët me aftësi ndryshe.