Lojtarët dhe trajnerët e huaj të angazhuar në Ukrainë apo Rusi, në këto kampionate, janë të lirë të largohen, të zgjidhin kontratat e tyre pa u penalizuar deri në përfundim të sezonit. FIFA me anë të një komunikate ka bërë zyrtare këtë vendim, për ti ardhur në ndihmë të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve të cilët nuk arritën të gjenin një kompromis me pronarët e klubeve për të zgjidhur kontratat e tyre me konsensus. Çdo lojtar apo trajner është i lirë të firmos me një klub të ri jo më vonë se 7 prilli.

Gjithashtu FIFA ka njoftuar se edhe minorenët të cilët janë larguar nga Ukraina do të trajtohen si refugjatë minoren dhe do të jenë të lirë të lëvizin në tregun e transferimeve. Kjo vendim FIFA-s vjen në një kohë kur kampionët sportive në Ukrainë, në të gjitha nivelet janë pezulluar që në ditën kur Rusia nisi agresionin e saj ushtarak, por ka edhe raste ku nga Rusia janë larguar trajnerë apo lojtarë të cilët nuk preferojnë të qëndrojnë në një vend pushtues.