Tregu global i furnizimit me naftë është tronditur sërish këtë të mërkurë me rritjen e menjëhershme të çmimit në bursë, rritje që erdhi direkt pas paralajmërimit të së martës nga Rusia, për një rënie të eksporteve të naftës përmes Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik.

Sipas Rusisë eksportet do të reduktohen me 1 milion fuçi në ditë, ose 1 përqind e prodhimit global të naftës për shkak të dëmtimeve që solli në ankorimin e anijeve një stuhi e këtyre ditëve.

Eksportet e Konsorciumit u ndaluan plotësisht të mërkurën dhe riparimet do të zgjasin të paktën një muaj e gjysmë, sipas një agjenti të anijeve portuale.

Rënia e rezervave të naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara, konsumatori më i madh në botë i naftës, shtoi shqetësimin rreth furnizimit.

Të dhënat më të fundit nga grupi i industrisë i Institutit Amerikan të Naftës treguan se stoqet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë me 4.3 milionë fuçi për javën e mbyllur më 18 mars. https://www.cnbc.com/2022/03/23/oil-markets-us-stockpiles-russia.html