Rusia ka vendosur të largohet përfundimisht nga Këshilli i Europës. Këtë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm, Serghei Lavrov, i cili tha se Rusia nuk ka ndërmënd të durojë veprimet e Perëndimit, duke i cilësuar ato si të pakthyeshme.

“Rrjedha e ngjarjeve është bërë e pakthyeshme dhe Rusia nuk ka ndërmend të durojë veprimet subversive të ndërmarra nga Perëndimi, i cili shtyn për një rend të bazuar në rregulla dhe zëvendësimin e ligjit ndërkombëtar të shkelur nga Shtetet e Bashkuara, satelitët”, tha ai për “Tass”

Kujtojmë se Këshilli i Europës 7 ditë më parë pezulloi Rusinë nga pjesëmarrja për shkak të agresionit në Ukrainë.