Turkmenistanit, një prej regjimeve më mizore të botës. Shfaqet si këngëtar, pilot dhe kalorës, ndërsa vendi zhytet në një krizë ekonomike. Dhe i përgatit rrugën pasuesit, djalit të tij.

Çdo mbrëmje televizioni turkmen rrëfen në mënyrë të detajuar se çfarë bën presidenti Gurbanguly Berdimuhamedov. Televizioni e tregon ndërsa konsulton dokumenta në një tavolinë plot me barëra dhe bimë mjekësore apo teksa luan në kitarë bashkë me nipin Kerimguly, në tastierë. Nikoqiri shpjegon se kreu i shtetit po përfundon së shkruari librin e tij të ri mbi bimët. Agjencitë shtetërore të shtypit e përshkruajnë si një pilot të shkëlqyer makina garash, lojtar golfi, mekanik, çiklist, gjuajtës i zgjedhur, ekspert qensh, rritës kuajsh dhe kalorës. Ndërmarrjet e tij duatrokiten nga punëtorë dhe ushtarë të rreshtuar në shesh. Herëpasëhere dikush vrapon që t’i japë ndonjë buqetë me lule. Të gjithë e respektojnë me një përkulje të thellë.

Qytetarët turkmenë tallen, por presidenti ka një dëshirë të parezistueshme për aventurë dhe për këtë shpesh rrezikon jetën. Për shembull, 8 vite më parë Berdimuhamedov ka rënë nga kali gjatë një gare në hipodrom, ndërsa ecte me 60 kilometra në orë. Në këtë rast agjentëve të shërbimeve sekrete ju është dashur të përshkojnë të gjitha tribunat dhe të sekuestrojnë celularët që kishin filmuar incidentin. Përpjekja e tyre ka qenë e kotë, pasi videoja ishte botuar tashmë online. Pavarësisht inatit, kreu i shtetit i është drejtuar publikut dhe ka kërkuar ta puthë kalin që e kishte rrëzuar. Veç të tjerash, Berdimuhamedov e ka fituar atë garë, duke marrë një çmim prej 11 milion dollarësh, përveç 7 kuajve me vlerë 2 milion dollarë secili.

Presidentit turkmen i pëlqen të paraqitet si modeli i një stili të shëndoshë jetese: të gjithë e dinë se kur shkon në palestër dhe në internet qarkullojnë shumë batuta dhe meme të pasionit të tij për sportin. Më e paharrueshmja është një video ku Berdimuhamedov ngre një peshore me bazë floriri, por pa pesha: një leksion i bukur edukimi fizik ministrave të qeverisë. Berdimuhamedov bën sport qysh nga fëmijëria. Në moshën 15 vjeçare ishte kampion kombëtar i mundjes stil i lirë dhe një vit më vonë në qitje. Në 2017, kur vendi po përgatitej për Lojërat Aziatike, në kryeqytetin Ashgabat janë ndërtuar pallate me gur të bardhë dhe qiellgërvishtëse. Berdimuhamedov i ka kontrolluar personalisht projektet, ka bërë korrigjime, ka sprovuar tenderues e furnizues dhe ka vizituar kantiere.

Përpara, vetëm përpara

Ka një pasion edhe për muzikën. U bie instrumentave me tastierë dhe me tela, shkruan këngë. Ka debutuar më 2011 me një kompozim lirik. Disa kritikë kanë thënë se në realitet pjes është kompozuar nga dikush tjetër, por askush nuk e ka konfirmuar këtë version. Qysh atëhere i dalldis rregullisht qytetarët turkmenë me pjesë që shkojnë nga baladat romantike në rrep. Pjesa e tij “Përpara, vetëm përpara, Turkemnistan vendi i lindjes” ka hyrë në Guinness e vendeve të para pasi është kënduar bashkë nga më shumë se 4000 persona. Berdimuhamedov luan edhe në anglisht. Në 2015 ka bërë kalimin e zakonsëm të Krishtlindjes, që përfundon në një kishë të madhe, me notat e Can’t stop the feeling! e pop yllit amerikan Justin Timberlake. Më pas, papritmas, ka lënë menjanë kitarën për t’u vënë pas konsolës së dj.

Përpiqet të jetë i pari në gjithçka. Kanalet televizive shtetërore e kan treguar teksa projektonte dhe ndërtonte një makinë garash. Një herë ka mundur një pilot profesionist në një garë rally dhe më pas, gjatë një vizite në një konçensionare, ka projektuar një fuoristradë. Natyrisht, është marrë edhe me provën në rrugë. Midis gjërave të tjera, presidenti shkruan libra, që kanë tituj si “Turkmenistani është një vend njerëzish të shëndetshëm dhje tejet spiritualë” apo “Kali Akhal – Teke është krenaria dhe lavdia jonë”. Paszaj ka një staf specialistësh që përkthejnë në gjuhë të ndryshme të huaja.

Në këto tekste presidenti reflekton mbi bukurinë e muzikës dhe të natyrës, mbi rëndësinë e sportit dhe të arësimit, mbi rritjen e kuajve, të qenëve të racës Alabay, që ia ka dhuruar edhe presidentit rus Vladimir Putin. Veç kësaj, ka botuar një enciklopedi me 9 vëllime mbi bimët mjekësore të Turkmenistanit, përdorimi i të cilave këshillohet shumë në institucionet e ndryshme mjekësore të vendit. Librat e presidentit lexohen dhe studiohen nëpër shkolla. Ka gjithmonë ndonjë fatlim që merr një kopje nga autori personalisht. Në shenjë mirënjohjeje, ai duhet të bëjë një përkulje 90 gradëshe dhe t’i puthë dorën.

Nga dentist në president

Gurbanguly Berdimuhamedov ka lindur në fshatin e vogël Babarap, 50 kilometra larg nga Ashgabati, në një familje mësuesish. Në biografinë e tin zyrtare i është dhënë një hapësirë e madhe prindërve të tij. Qysh nga shkolla fillore, fëmijët turkmenë duhet të dinë kush ishte gjyshi dhe babai i presidentit: atyre i titullohen rrugë, sheshe dhe baza ushtarake. Ka 5 motra. Me të mbaruar studimet, lideri i madh vendosi të bëhej dentist. Pas diplomimit në Mjekësi, punoi në disa klinika të qytetit dhe të fshatit. Shkoi në Moskë për një doktoraturë dhe me t’u kthyer drejtoi Fakultetin e Odontoiatrisë së Universitetit të Ashgabatit.

Ish lideri i Turkmenistanit, Saparmurat Niyazov, që drejtoi vendin nga 1985 deri në 2006, favorzoi ngjitjen e Berdimuhamedovit, duke emëruar ministër të Sjëndetësisë dje duke e kursyer nga spastrimet. Nuk dihet kurrë se pse, por për këtë qarkullojnë zëra të ndryshëm: sipas dikujt Berdimuhamedovi e kishte siguruar favorin e ish presidentit pasi kishte qenë desntisti personal i tij, kurse të tjerë bënin ngjashmërinë midis tyre, të bindur se Berdimuhamedovi ishte djali ilegjitim i kreut të shtetit. Megjithatë, një herë Berdimuhamedovi u ndëshkua nga Niyazov pse kishte vonuar pagesën e rrogave të mjekëve. Përveçse u akuzua, nuk u pagua për 3 muaj. Kur mori pushtetin në 2006, pas vdekjes së Niyazov, u impenjua parasëgjithash që të çinstalojë kultin e personalitetit të pararendësit të tij: fotografi dhe buste të ish diktatorit u zëvendësuan nga pamjet e tij. Situata arriti në limitet e absurdit: nga 2013, kushdo që martohet është i detyruar të bëjë fotografi në gjendje civile me një portret të presidentit në sfond. Berdimuhamedovi ruhet shumë të bëjë të njohur aktivitetet e të afërmve të tij të shumtë.

Por disa informacione gjithësesi kanë shpëtuar nga korrespondenca zyrtare e punonjësve të ambasëds amerikane në Turkmenistan dhe të Departamentit të Shtetit amerikan, të botuar nga Wikileaks. Këto dokumenta tregojnë se kreu i shtetit ka një djalë, Serdar, dhe dy vajza, Guljakhon dhe Gulshan. Më e madhja jeton në Londër me të shoqin, Ilasgeldy Amanov, përfaqësues i agjencisë shtetërore turkmene për menaxhimin e hidrokarbureve në Mbretërinë e Bashkuara. Më e vogla është në Paris, e martuar me një punonjës të ambasadës së Turkmenistanit në Francë.

Diplomatët amerikanë kanë zbuluar se edhe në Rusi Berdimuhamedov është martuar me një grua të quajtur Marina, një ish infermiere e së njëjtë klinikë odontoiatrike ku punonte në fillim të karrierës. Lidhur me djalin Serdar ka më shumë informacione. Në moshën 40 vjeçare ka mbi shpatulla një karrierë marramendëse. Inxhinier me formim, ka qenë kërkues, nënkolonel, parlamentar dhe zëvendësministër i Jashtëm. Në korrik 2021 është emëruar zëvendëskryeministër. Serdari konsiderohet pasuesi i Berdimuhamedovit. Faktikisht zhvillon funksionet e shefit të kabinetit të ministrave. Periodikisht në aeroport pret funksionarë të lartë të huaj.

Më 11 shkurt i ati ka caktuar zgjedhjet e parakohshme për 12 mars. 3 ditë më pas i biri ka njoftuar kandidaturën e tij për presidencën me Partinë demokratike, nga ku vijnë dy presidentët e zgjedhur të vendit të ztgjedhur pas fundit të periudhës sovjetike. Berdimuhamedovi nuk ka thënë se do të dorëhiqet, por ka folur për rëndësinë e hapjes së rrugës “liderëve të rinj”. Edhe motrat e presidentit kanë pasur poste të rëndësishme. Njëra prej tyre, Gulnabat, drejton Gjysmëhënën e Kuqe, një organizatë humanitare. Nipi i tij Kerimguly, djali i vajzës më të madhe Guljakhon, zë një vend të veçantë në zemrën e diktatorit president.

Nip e gjysh shpesh shfaqen në publik tekse luanë rrep apo skijojnë. Projekti i Investigimit mbi Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (OCCRP), një organizatë ndërkombëtare e gazetarisë investigative, ka zbuluar se një nip tjetër i presidentit, Khadzhimurat Rejepov, jeton në luks falë kontratave milionëshe për importin e produkteve ushqimore, pavarësisht mungesës totale të aftësisë në sektor. Në rrjetet sociale Rejepov tenton ta fshehë pasionin e tij për luksin dhe informacionet e tij për udhëtimet e kushtueshme jashtë vendit. Pas përfundimit të një marrëveshjeje, një dizajner të brendshmes kishte botuar një video që tregonte një vilë 3 katëshe që me sa duket i përket Rejepov. Pak kohë më pas video është hequr.

Një shtet i korruptuar

Edhe presidenti është i famshëm pse ka shije të kultivuara. Për shembull, në 2013 për të festuar ditëlindjen e tij ka ftuar këngëtaren Jennifer Lopez. Veç kësaj, ka ndaluar importin e makinave të zeza në vend, duke thënë se ajo ngjyrë është terse. Për vete ka zgjedhur një fuoristradë të bardhë Mercedes, natyrisht e personalizuar. “Sipas të dhënave zyrtare, Turkmenistani është një vend me të korra të mira, me arkitekturë në mermer dhe i drejtuar nga në qeveri e mirë. Njëkohësisht, të kujton gjithnjë e më shumë një diktaturë e zënë me një krizë ekonomike”, shkruan e përditshmja britanike Times. Kriza është e rëndë dhe vendi konsiderohet si shteti më i korrputuar i Azisë Qendrore dhe një ndër më të korruptuarit e boës. Shumë pyesin sesi shumë i zëni Berdimuhamedov arrin t’i kushtojë kohë detyrës së tij kryesore: t’i shërbejë popullit të tij.

Lenta.Ru: Përgatiti Armin Tirana