Ka nisur me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD. Gazetari Osman Stafa, raporton për “BalkanWeb” se kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj ka nisur fjalën e tij në mbledhje, ku ndërkohë në sallë është paraqitur Sali Berisha.

Mësohet se Alibeaj i është drejtuar Berishës me fjalët: “Nuk je i ftuar”. Ndërkohë, ish-kryeministri është përgjigjur: Duhet të pranoni realitetin.
Sakaq, kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.

(BalkanWeb)