Teksa nesër pritet të mbahet në Tiranë një protestë e thirrur për çmimet, duket se nusja e djalit të Sali Berishës ka mjaft për të shpenzuar. Në këtë dimër për Shqipërinë, Armina Mevlani ka zgjedhur Dubain ku bën ngrohtë për të marrë disa rreze.
E teksa Armian nuk pret dot sa të vijnë pushimet e verës për Shqipërinë, vjehrri i saj organizon në Tiranë protestë për çmimet.

Qysh prej nisjes së protestave, në krye të tyre janë parë elementë të lidhur ngushtesisht më Grupimin e Berishës. Më herët media ka denoncuar me fakte disa prej folësve që para protestës së çmimeve kishin marrë pjesë në dhunimin e godinës së PD.

Ndërkohë, duket se vetëm ‘Shtepisë së Lirisë’ nuk i mbarojnë paratë dhe s’i ka problem çmimet. Qoftë për të financuar protestat, e qoftë për të çuar nuset për vakancë në Dubai.