Ashtu siç kishin paralajmëruar, dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të cilat i cilësojnë abuzive. Në dallim nga një ditë më parë, numri i protestuesve është më i pakët.

Duket se Paketa e Rezistencës Sociale me 7 pika nga Kryeministri, Rama ka gjetur mirëkuptimin e qytetarëve.

Pamjet e mëposhtëme janë të filmuara në kohë reale me dron.