Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është organizuar një aktivitet në kuadër të dy vjetorit të fillimit të pandemisë në Shqipëri, me praninë e ekspertëve dhe mjekëve që kanë kontribuar në këto dy vite për përballimin e situatës.
Shefja e Shërbimit Infektiv prof .Najada Çomo, spitali i cili ka trajtuar që prej fillimit qytetarët e prekur nga COVID 19, ka kujtuar moment e para duke u shprehur se përmirësimi shëndetësor dhe në kohë i dy rasteve të para, inkurajoi gjithë stafin për përballim e situatës.

“Përpara dy vitesh rreth ores 12:30,1 të natës u mblodhëm para Ministriese së Shëndetsisë duke qenë se ishin identifikuar 2 rastet e para me Covid-19,natyrisht që brenda 10 minutave filloj dhe historia klinike e Covid 19 në Shqipëri natyrisht në kushte spitalore. Dy rastet e para ishin rastet që bënë një evolucion të mirë nga ana shëndetsore dhe kjo ishte një pjesë që inkurajoj gjithë makinerinë e përballimit dhe menaxhimit”,tha Çomo. Çomo tha se një faktor i rëndësishëm në luften ndaj pandemisë ishte edhe shtimi i kapaciteteve të burimeve njërëzore.

“Natyrisht Brenda kësaj pjese një rëndësi të madhe ka pasur edhe atashimi ose shtimi në burime njerëzore i punonjësv i psikologëve pranë spitaleve të COVID, 1 3 apo 4 që patën një vlerë të jashtëzakonëshme në punën me pacientët dhe po aq shumë e vlefshme ishte edhe pjesa e fizioterapistëve të cilët ne e kuptuam që ksihin një rol të jashtëzakoshëm për të riaftësuar këta persona për të bërë të mundur që të largoheshin nga spitali duke ardhur persona të tjerë. Natyrisht do të thoja që do pohoja me shumë sinqeritet dhe modesti që është bërë një ounë e jashtëzakonshme nga stafi mjeksor i spitalir COVID 1 , 3 edhe 4 mjek, kryeinfermierë infermierë sanitar dhe dua të them që në këtë kohë ne kemi patur burime njerëzore të shtuara në pjesën infermierore e cila ka qenë një element shumë i domosdoshëm për të mjekuar sa më mirë këta persona që kërkuan ndihmë në spitale”, tha Çomo.

Duke folur për trajtimi e pacientëve covid, Prof Najada Çomo u shpreh se janë përdour protokollet e fundit të rekomanduar nga ekspertët për trajtimin e pacientëve COVID.
“Dhe natyrisht që puna shkencore që është bërë me këta pacientë është ndërtuar ne bazë të protokolleve. Protokollet kanë qenë të updateuara orë pas ore dhe ditë pas dite. Protokolli i parë është bërë nga shërbimi infektiv, shoqata e infeksionistëve i kaluar në Komitetin e Ekspertëve për të diskutuar këtë pjesë dhe më pas me këtë protokoll janë trajnuar shumë mjek, shumë stafe mjeksore nëpërmjet trajnimeve që kemi bërë”, theksoi Çomo.

Duke bërë një bilanc, Çomo tha se janë paraqitur në shërbimin infektiv pra në spitaleve covid (1,3,4) 9607 raste prej te cilëve 7324 kanë bërë komplikacione, 2900 kanë qenë forma shumë të rënda kritike, 4177 kanë qënë forma te rënda, 1700 kanë qenë forma te mesme.