Presidenti i Barcelona-s, Johan Laporta, ka pranuar se ka menduar për një kohë të gjatë për shkarkimin e Ronald Koeman. Në një intervistë të dhënë për AS, numri një i klubit katalanas ka folur për ndikimin që ka patur Xavi në drejtim të klubit:

“Kam patur shumë dyshime për Koeman që në fundin e sezonit të kaluar. Megjithatë, Ronald kishte deklaruar se donte të vazhdonte të punonte me Barcelona-n”, ka thënë Laporta.

“I kam dhënë një mundësi në respekt të statusit të tij si legjendë e klubit, por kam parë në një moment se gjërat nuk shkonin mirë, asgjë nuk shkonte mirë. Më pas më është dashur të merrja një vendim të rëndësishëm. E kam bërë pa humbur respektin e personave.

“Duke parë mbrapa, duhej ta kisha marrë atë vendim shumë më parë. Do ta mbaj mend gjithmonë Ronald për golin e tij në Wembley dhe se ka besuar te lojtarët e rinj si lojtar. Nëse është i fyer Koeman, shpresoj që t’i kalojë.

“Xavi? Po bën shumë mirë. E do klubin, e njeh mirë. Jam i bindur se do të jetë trajneri i Barcelona-s për shumë vite dhe do të na japë shumë gëzime. Lojtarët e adhurojnë futbollin: kjo është meritë e Xavi-t”.