Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mrekullive për t’i rritur flokët më shpejt, ka disa mënyra që nuk kërkojnë produkte të shtrenjta. 4 rregullat e mëposhtme do t’ju ​​ndihmojnë t’i rritni flokët më shpejt nga sa e kishit menduar.

Përdorni vitamina Nuk është keq që të merrni vitamina gjatë vitit. Gradualisht do të forconi sistemin imunitar dhe për rrjedhojë do të forconi dhe flokët tuaj, duke i ndihmuar që të rriten më shpejt. Kjo nuk do të thotë se duhet të neglizhoni dietën tuaj. Dieta është ajo që do t’i ofrojë trupit më shumë përfitime dhe më shumë vitamina.

Kufizoni stresin Stresi luan një rol të rëndësishëm në flokët tuaj. Sipas studimeve, hormoni i stresit kufizon rritjen e flokëve.

Përdorni vajra esencialë Vaji esencial i rozmarinës dhe vaji i mentes mund të ndihmojnë në nxitjen e rritjes së flokëve duke përmirësuar qarkullimin, i cili nga ana tjetër mund të parandalojë shkatërrimin e gjëndrave të flokëve. Masazhoni lehtë lëkurën e kokës me vajra esencialë pse shtoni disa pika në shampo.

Kujdesuni siç duhet për flokët tuaj Mos përdorni mjete të nxehta stilimi pasi mund të dëmtojnë flokët. Nëse nuk keni mundësi tjetër, sigurohuni që përpara t’i spërkasni flokët me produkt mbrojtës nga nxehtësia.