Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, 7 në Fier, 3 Himarë, Sarandë, 2 në Kukës, Delvinë, Kuçovë, 1 në Has, Kavajë, Patos, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Memaliaj, Korçë. Janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2. Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Mars 2022)

Raste të reja ditore 48
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 864

Testime totale 1,767,907
Raste pozitive 273,088
Raste të shëruara 268,984
Raste Aktive 617
Humbje jete 3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274
Fier 103
Vlorë 79
Kukës 30
Elbasan 29
Gjirokastër 24
Korçë 16
Shkodër 15
Berat 15
Lezhë 13
Durrës 13
Dibër 6