Në futboll, jo gjithnjë gjërat shkojnë sipas parashikimeve. Romelu Lukaku u rikthyer në Londër, te Chelsea si triumfator, pasi kishte fituar titullin në Serie A dhe pasi ishte shpallur lojtari më i mirë, por nuk me siguri që nuk e kishte imagjinuar se do të ‘zhdukej’, do humbiste të gjithë shkëlqimin që e rrethonte. Në fund të sezonit, Lukaku pritet të largohet nga Chelsea, kjo duket e sigurt, por mbetet për tu përcaktuar si ku. Sipas mediave angleze, në garë për të siguruar shërbimet e Lukakut është futur edhe PSG.

Gjigandët francez janë të detyruar të rinovojnë fazën e tyre ofensive dhe Lukaku mbetet një emër i dëshiruar për sezonin e ri.