Sulmet e drejtpërdrejta mbi një autokolonë masive rus jashtë Kievit dhe një urë të shkatërruar në rrugën e autokolonës, kanë bllokuar forcat ruse rreth 15 milje në veri të qytetit, tha ditën e sotme një zyrtar i lartë i mbrojtjes. Ndërkohë, Ukraina mban një “shumicë të konsiderueshme” të fuqisë së saj luftarake ajrore, pasi Rusia nuk është në gjendje të marr avantazh.

Autokolona, ​​e shtrirë më shumë se 40 milje rrugë, nuk ka avancuar dukshëm që nga fundjava, tha zyrtari.

“Ne besojmë fortë se hedhja në erë e urës ishte mjaft efektive në ndalimin dhe ngadalësimin e kolonës ruse,” tha zyrtari. “Por ne gjithashtu besojmë se ukrainasit e kanë goditur kolonën edhe në vende të tjera në sulme të drejtpërdrejta.”- shtoi ai.

Më herët gjatë javës, zyrtari tha se çështjet logjistike dhe të mbështetjes kanë kontribuar gjithashtu në përparimin e ngadaltë të kolonës. Por sipas SHBA-ve kolona ruse po rigrupohet dhe po mësojnë nga gabimet e tyre ndërsa vazhdojnë të përpiqen të sulmojnë kryeqytetin ukrainas.

Ndërsa lufta në terren vazhdon, forcat ajrore të Ukrainës kanë ende në dispozicion avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë, megjithëse kanë pësuar disa humbje, tha zyrtari. Humbjet janë për shkak të “veprimeve ruse” dhe mosfunksionimit, shtoi zyrtari.