Ukrainasit kanë një plan për “vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër”, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vritet, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një interviste me “Face the Nation” të CBS të dielën.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër, dhe unë do ta lë me kaq,” -tha Blinken. .

Blinken gjithashtu komplimentoi Zelensky për “udhëheqjen” e tij gjatë kësaj krize, shkruan CNN.

“Lidershipi që ka treguar presidenti Zelensky, e gjithë qeveria ka treguar është i jashtëzakonshëm, ata kanë qenë mishërimi i këtij populli jashtëzakonisht të guximshëm ukrainas,”-tha Blinken.