Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk është kundër bisedimeve të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sipas CNN. “Është thënë se Zelensky është gati për këtë lloj takimi dhe Putini nuk është kundër tij në parim. Putin ia përmendi këtë ide edhe presidentit Erdogan”, tha Çavusoglu gjatë një konference për shtyp në Antalia, pas takimit trepalësh mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë.

Çavushoglu tha gjithashtu se takimi ballë për ballë midis ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe homologut të tij rus Sergei Lavrov, edhe pse rezultoi pa ndonjë progres, ishte të paktën një hap.

“Askush nuk duhet të presë mrekulli me një takim, por një takim në nivel ministror është një fillim i rëndësishëm”, tha ministri i Jashtëm turk.