Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano shkruan se çdo individ i cili nuk fiton votën e mazhorancës se shqiptarëve nuk i hyn në punë Partisë Demokratike, duke iu referuar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shano shkruan se nëse Berisha i rishfaqet demokratëve si alternatië ai po tenton të përfitojë prej demokratëve, dhe jo demokratët prej tij.

“Çdo individ i cili nuk fiton votën e mazhorancës se shqiptarëve nuk i hyn në punë Partisë Demokratike, pavarësisht sa e duan shumica, gjysma apo çereku i demokratëve këtë individ.

Nëse ky individ i rishfaqet demokratëve si alternativë, ai po tenton të përfitojë prej demokratëve, dhe jo demokratët prej tij. Ky është rasti i dy kryetarëve të fundit të Partisë Demokratike.

Pikërisht për të evituar këto raste, partitë politike mbrojnë interesin, konkurrueshmërinë, dhe besueshmërinë e tyre në elektorat, duke kufizuar mandatin e kryetarit.

Tributë, dhe/ose shpk-të politike, siç edhe kemi parë, sillen ndryshe.

Suksese në jetë”, shkruan Shano.