Benzema e “thërret” Mbappen në Real Madrid

Karim Benzema nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur përkrah Kylian Mbappes edhe në nivelin ekipor, krahas Kombëtares së Francës.

E sulmuesi i Real Madridit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, për ta përforcuar bindjen se sa është i lidhur ai me “vëllain e tij të vogël”, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, Benzema në “Instastory” e ka postuar një fotografi ku shihet duke u përqafuar me sulmuesin e Paris Saint-Germainit pasi e mposhti atë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.