Xhemi do të rikthehet në ekran me një spektakël të ri humori ku do prezantojë krah Salsanos. Spektakli mban titullin “Qesh mire kush qesh i fundit” dhe do të transmetohet me datë 8 Mars në orën 21:00.

Nga videot e publikuara në rrjete sociale shihet se xhirimet janë bërë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por me arredim tjetër.

Spektakli përbëhet nga një grup aktorësh profesionistë, të cilët kanë si qëllim të bëjnë njëri-tjetrin për të qeshur. Mirëpo, ai që qesh skualifikohet nga loja. Emrat që do jenë krah Xhemit dhe Salsanos janë: Ermal Mamaqi, Olta Daku, Valina Muçolli, Genc Fuga, Arben Derhemi dhe Bes Bitraku, të gjithë aktorë profesionistë me karrierë të gjatë.