BBC ka rifilluar raportimin në gjuhën angleze në Rusi pasi pezulloi përkohësisht punën e gazetarëve të saj të lajmeve dhe stafit mbështetës në vend.

Transmetuesi tha se ata kanë “rishikuar pasojat” e legjislacionit të ri rus që do ta bënte përhapjen e lajmeve “të rreme” për luftën e Kremlinit në Ukrainë, një vepër penale.

BBC njoftoi se pas një “diskutimi të kujdesshëm” ata do të vazhdojnë raportimin në gjuhën angleze nga sot në mbrëmje.

Në një deklaratë, BBC tha: “Ne kemi rishikuar pasojat e legjislacionit të ri krahas nevojës emergjente për të raportuar ngjarjet brenda Rusisë”.

“Pas një diskutimi të kujdesshëm, ne kemi vendosur të rifillojmë raportimin në gjuhën angleze nga Rusia këtë mbrëmje, pas një pezullimi të përkohshëm në fund të javës së kaluar.

“Ne do ta tregojmë këtë pjesë të rëndësishme të historisë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, duke iu përmbajtur standardeve strikte editoriale të BBC-së”, tha transmetuesi.

“Siguria e stafit tonë në Rusi mbetet prioriteti ynë numër një”, shtoi BBC.