Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku në takimin me përfaqësues të shoqatave të transportit tha se: “Shqipëria ka në total 3700 mjete në operim dhe 10 mijë punonjës, sektor me rëndësi për shërbimet dhe punësimet që ofron.

Duam që qytetarët të fillojnë të përdorin më shumë transport publik për arsye kursimi, jo vetëm për cmimin, por edhe për mungesën me të cilën mund të përballet tregu i karburantit në të ardhmen. Për këtë, transporti urban duhet të rrisë cilësinë, që nga automjetet që përdorin, korrektësia me oraret.

Një problematikë tjetër lidhet me operimin pa licence, ndaj së cilës qeveria ka marrë masa dhe po i intensifikon ato” shtoi ministrja.

Sa i përket situatës aktuale, Ministrja Balluku tha se: “Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme, prandaj kemi marrë një vendim për të kompensuar me 100 lekë çdo litër nafte që ju përdorni për transportin tuaj”.