Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare. Balla u takua me të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Balla shpreh mirënjohje për qeverinë gjermane që insiston për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mirënjohje Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane”, shkruan Balla.