Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, njëherësh deputeti Flamur Noka gjatë vizitës në selinë e Partisë Demokratike deklaroi se në këtë forcë ka vend edhe për Lulzim Bashën.

Sipas Nokës, Lulzim Basha është një prej kolegëve të grupit të PD-së ndaj tha se në Partinë e rithemeluar në 11 dhjetor do ketë vend të gjithë.

“Sigurisht nuk do jetë më as parti e bravave dhe blindave, por do jetë parti e lirë.

Partia Demokratike është Rithemeluar në 11 Dhjetor dhe do jetë e hapur për Lulzim Basha do jetë një nga kolegët tanë.

Nuk na ndan më asgjë, gjithçka në funksion të bashkimit”, tha Flamur Noka.