Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është gati të transferohet te Paris Saint-Germain verën e ardhshme.

Portugezi ka qenë në kontakt me PSG-në, duke e ditur se ata po planifikojnë të zëvendësojnë trajnerin Mauricio Pochettino me ish-trajnerin e tij te Real Madrid, Zinedine Zidane.

Kjo sipas drejtorit të Okdiario, Eduardo Inda, i cili e ka lëshuar lajmin e bujshme në një intervistë të dhënë për El Chiringuito.

“Zidane, i cili do të jetë trajneri i ri i PSG-së, ka kërkuar të ketë në ekip Cristiano Ronaldo-n dhe ai ka pranuar”, kanë qenë deklaratat e Inda-s.

“Zidane ka marrë miratimin e Messi-t dhe Neymar-it, të cilët janë ata që do të qëndrojnë te Paris Saint-Germain”.