Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot në fshehtësi asamblenë e shoqatës së mjekëve sportive, duke zgjedhur edhe delegatin që do të votojë më 2 mars për presidentin e ri të federatës.
Është vendosur që këtë shoqatë, që nuk mblidhej që nga viti i largët 1994, ta përfaqësojë Zyhdi Çoba, mjeku i ekipit të Vllaznsë.
Edhe zgjedhjet në këtë shoqatë janë në vazhdën e manipulimeve të bërë nga federata me të gjitha rajonet e Shqipërisë, pasi përveç fshehtësisë asambleja është zhvilluar në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, që më statut nuk ka asnjë lidhje me shoqatat e futbollit.
Kjo është vota e 24 që shkon në favor të Armand Dukës për zgjedhjet e 2 marsit si president i FSHF-së në dëm të kandidatit tjetër Shakohoxha, i cili për ‘Report TV’ ka denoncuar shkeljet e FSHF-së në këtë periudhë.