Me 118 vota e 4 abstenim, deputetët e Kuvendit miratuan zgjatjen e afatit të Vettingut.

Votimi i sotëm erdhi pasi i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar presion që zgjatja e afateve të vettingut të votohet.

SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i bënë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve. Ata nënvizuan se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe edhe falë saj vendi ka bërë shumë përparim.