Situata shumë e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës ka nxitur edhe reagimin e yllit të Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, i cili bëri një postim emocional.

Futbollisti ukrainas tha se vendi i tij i përket atyre dhe se nuk do të dorëzohen lehtë, shkruan Gazeta Express.

“Vendi im i përket ukrainasve dhe askush nuk do të mund ta përvetësojë atë. Nuk do të dorëzohemi lehtë. E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim, ku unë kam lindur dhe jam rritur dhe ngjyrat e të cilit i mbroj në lojërat ndërkombëtare. Një vend të cilit po përpiqemi t’i sjellim lavdi dhe kufijtë e të cilit duhet të mbeten të paprekur”, shkruajti ai

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë rritur pas grumbullimit të mbi 100.000 trupave ruse pranë kufijve ukrainas dhe pas njohjes së pavarësisë nga Rusia të Luhanskut dhe Donetskut, rajone lindore ukrainase.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore i kanë vendosur sanksione Rusisë për veprimet e fundit rreth Ukrainës.