Kopshti “Varosh” në Krujë po rindërtohet sipas parametrave më bashkëkohorë nga i cili do të përfitojnë 47 fëmijë, 3 edukatorë dhe rreth 2000 banorë të atij komuniteti.

Investimi po kryhet me mbështetjen e programit “EU4Schools” dhe punimet po vijojnë.

PNUD në Shqipëri u shpreh se procesi i rindërtimit të këtij objekti arsimor ka filluar në maj të vitit të kaluar, ndërsa pritet që fëmijët të rikthehen në mjediset e reja brenda muajit mars 2022.

UNDPAlbania po zbaton Programin “EU4Schools”, financuar nga BE ?? me një vlerë prej 75 milion Euro për rindërtimin apo riparimin e 63 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues.

Postimi i plotë i UNDPAlbania: