Që prej vitit 2002 kur Armand Duka u zgjodh përmes politikës ne krye FSHF-se, e që më pas arriti që ta ktheje si një binzes dhe institucion privat, duke u zgjedhur përmes proceseve të trukuara, për herë të parë këtë vit ai ka përballë një kundërshtar qe po i rrezikon fronin.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës më shumë se sa një fitore e Erion Veliajt kryebashkiakut dhe aksionerit të klubit të Tiranës, është një sinjal shprese për zgjedhje të lira e të ndershme në institucionin e FSHF-së që prej 20 vitesh është i kapur nga Armando Duka.

Gjykata e Tiranës me një vendim të saj që është hera e parë që ndodh, ka rrëzuar zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës duke i cilësuar ato të manipuluara.

Faktet e pakundërshtueshme dhe falsifikimet e kryera që janë publikuar në mediat kryesore të vendit ishin një sinjal prove dhe për drejtësinë, e cila pasi ka kryer gjithë verifikimet arriti në konkluzionin që të rrëzonte trukimin e kryer nga Armando Duka, ku ka njohur asamblenë e thërritur nga kryebashkiaku Veliaj, dhe ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës ka kapur në befasi gjithë strukturën e FSHF-së që në panik e sipër tentojnë t’i mbushin mendjen vetes dhe “mbretit” të tyre se ai nuk është “lakuriq”.

E në fakt ai ka dal “lakuriq” dhe është përballë një kundërshtari dinjitoz dhe përballë drejtësisë, që tashmë e ka rrëzuar me një vendim të drejtë.

Trukimet e Armando Dukës në gjithë Shoqatat e tjera nëpër pritet që të kenë të njëjtin fat, pasi faktet e manipulimeve janë jo vetëm para drejtësisë, por para gjithë opinionit publik. (TemA)