Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell. Vetëm zonat julindore do të kenë reshje të izoluara deri në mesditë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -8°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 10°C.