Përkundër premtimit të bërë ndaj Presidentit të UEFA-s për transparencë dhe për lejim të monitorimit të zgjedhjeve të shoqatave rajonale, FSHF ka vijuar me manipulimet. Drejtuesit e FSHF të dërguar nga Tirana për administrimin e procesit në Shkodër nuk kanë lejuar jo vetëm mediat. Skandali thellohet edhe më shumë në numrin e delegatëve. Njesoj sic beri ne Tirane, duke shtuar fiktivisht numrin e delegateve, nga 12 delegatë që duhet të dilnin nga këto zgjedhje për shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër, Armand Duka me të dërguarit e tij e çoi këtë numër në 23, duke siguruar vota shtesë për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 2 mars ku ai kandidon për një mandat të 6.

Manipulimet e zgjedhjeve në shoqatat rajonale të futbollit ku drejtuesit më të lartë të FSHF po ndërhyjnë për rizgjedhjen e Armand Dukës, detyroi UEFA-n të dërgojë në Shqipëri një grup kontrolli. Në një prononcim për mediat e huaja pak ditë më parë, Ceferin tregoi qartë se edhe UEFA ka dyshimet e saj në rregullsinë e këtij procesi zgjedhur duke paralajmëruar ardhjen e një grupi verifikimi. Ai apeloi për një proces transparent dhe korrekt.