Shoqata rajonale e futbollit të Shkodrës është e fundit që ka përfunduar në prokurori për shkak të shkeljeve të rënda statutore me urdhër të federatës shqiptare të futbollit. Kujtim Shaba, kandidati që humbi zgjedhjet për kryetar në këtë shoqatë, ka paditur në prokurori ish-kryetarin Armand Cungu për një sërë shkeljesh.

Shaba thotë se ka patur manipulime me numrin e anëtarëve, duke nxjerrë më shumë se ç’realisht ishin, me qëllim që kandidati që mbështetej nga FSHF Lazër Matija të fitonte zgjedhjet. Këto manovra të FSHF-së bëhen të gjitha me qëllim që Armand Duka të fitojë mandatin e gjashtë në krye të këtij institucioni.