Zonat bregdetare mbeten në ndikimin e motit të kthjellët përgjatë gjithë 24_orëshit. Sipas MeteoAlb zona e ulët dhe malore do të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, të cilat më të fokusuara pritet të jenë përgjatë kufirit Lindor. Por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.