Nuk arriti të shënojë përballë ish trajnerit të tij, por Armando Broja konfirmoi edhe ndaj Everton se ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ylli kuqezi bëri gjithçka me topin në këmbë, driblojë këdo që i doli përpara, luftoi, shërbeu në çdo formë, thjesht ishte i pafat për të dërguar topin në rrjetë, në të paktën tre raste të pastra kërcënojë portën e Pickford.

Në minutën e 83-të, kur u zëvendësua, i gjithë stadiumi St.Mary’s u çua në këmbë për të duartrokitur beniaminin e tyre, madje edhe pronarët serb të klubit. Si gjithnjë në përfundim të çdo sfidë, edhe këtë herë Broja bëri që të flitet për të, në studiot televizive në ishull, Broja është kthyer në kryefjalë, të gjithë përpiqen të parashikojnë të ardhmen e sulmuesit 20-vjeçarë.

Arsenal po përpiqet të josh në çdo formë talentin kuqezi, por sipas legjendës së “topçinjve”, Paul Merson, Broja do të rikthehet tek Chelsea, në çdo rast edhe nëse vendosin ta shesin do të përfshijnë në klauzolë të drejtë për të riblerë kartonin e tij.