Goli i Vlahovic ndezi Juven, por ndaj Villarel nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, duke lënë gjithçka pezull për ndeshjen e kthimit: “Goli i pësuar ishte shumë deciviz, e harruam Parejo në mes të zonës, për pjesën tjetër pastaj bëmë mirë. Tani ndeshja e kthimit bëhet një finale për ne, nuk kemi asnjë opsion tjetër përveç fitores”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp duke u ndalur më pas tek paraqitja e Vlahovic: “Vlahovic bëri një ndeshje të mirë dhe nuk ishte e lehtë, as për Morata, të dy bënë mirë kundër një skuadër teknike dhe eksperte”, u shpreh Allegri.

Në përfundim të ndeshjes foli dhe Dusan Vlahovic: “Është një ëndërr e bërë realitet, por nuk jam i lumtur sepse nuk arritëm të fitonim, por të shohim përpara. Mënyra e festimit? E kam bërë dhe më herët, nuk e kuptoj pse bëhen polemika mbi këtë. Nuk i lexoj gazetat, unë po përpiqem të përmirësohem ditë pas dite duke qëndruar me këmbë në tokë. Ishte një gjest për një anëtarë të familjes”, theksoi Vlahovic.