Spiropali flet për inceneratorët dhe akuzat ndaj zyrtarëve të PS: Zallamahi e shpifur e politikës! Nuk do mbrojmë asnjëPër ministren Elisa Spiropali e ka konsideruar një shpifësi të politikës debatin e ditëve të fundit mbi inceneratorët.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Spiropali u shpreh se puna me inceneratorët nuk mund të mohohet pasi puna është aty dhe mund të shikohet lehtë. Sipas saj asnjë zyrtar i PS nuk ka asgjë për të fshehur dhe se kushdo do përballet me drejtësinë.

Zgjedhjet e 6 marsit
Jemi në zgjedhje por nuk e shohim as si fushatë kombëtare, për ne është e qartë që kandidatët tonë në 6 bashki kanë eksperiencë Për ne e rëndësishme është qeverisja ndërsa për ta kush do qeverisë opozitën.

Inceneratorët dhe Komisioni Hetimor. Për ne është e qartë që në momentin që kemi marrë vendimin që sistemi i drejtësisë do të jetë i pavarur ne nuk i ngatërrojmë.
Ato vepra publike janë aty në shërbim të komuniteteve. Nëse ka zyrtare që kanë përfituar në kurriz të shtetit shqiptar është drejtësia aty. Por nuk mund të mohohet puna, mjafton të shkoni e ti shikoni. Gjithë kjo zallamahi shifrash që nuk i kuptojnë e kjo shpifësi e politikës nuk mund të jetë norma.

A ka PS qëndrim për marrjen në pyetje se Armando Subashit dhe Allqi Bllakos?

Spiropali flet për inceneratorët dhe akuzat ndaj zyrtarëve të PS: Zallamahi e shpifur e politikës! Nuk do mbrojmë asnjë
Nuk ka si të ketë qëndrim. Nuk di asgjë pse janë thirrur. Njerëzit do thirren, do përgjigjen dhe as mund të konsiderohen fajtorë e të shpallen kriminele. Ne kemi sjellë dobi me ndërtimin e atyre veprave. Sa i përket drejtësisë ne e kemi bërë këtë ndarje që në 2013, duk i kthyer një pushtet kushtetues qytetarëve shqiptarë.

Druheni se SPAK do përshkallëzojë veprimet ndaj PS?

Nuk e kuptoj pse i përmendni emrat. Nuk kam kuriozitet për këtë çështjeje. Ne zyrtarët nuk i ndajmë me parti, as i mbrojmë. Ja ku jemi drejtësia e re po jep fytet e para.Është e vështirë të ndryshosh mendësi. Ngritjen e Komisionit ne e kemi votuar sepse nuk kemi gjë për të fshehur.