Personat në Spanjë nuk do të kenë më nevojë të mbajnë maska në ambientet e jashtme duke filluar nga e enjtja, pasi përpjekjet për të luftuar pandeminë e koronavirusit janë ulur për shkak të shkallës së ulët
të infeksionit, sipas zëdhënëses së qeverisë Isabel Rodriguez.

Shkalla e incidencës shtatëditore për infeksionet e reja për 100,000 banorë, ka rënë prej javësh dhe tani është në 715. Në mesin e janarit, numri ishte mbi 1,600.

Gjithashtu, është ulur numri i pacientëve që kërkojnë shtretër spitalor. Të dyja tendencat i atribuohen shkallës së lartë të vaksinimit. Deri më tani, rreth 80% e popullsisë së Spanjës është plotësisht e vaksinuar. Për më tepër, 47% kanë kryer gjithashtu një injeksion përforcues.

Rregulli për vendosjen e maskave hyri në fuqi në fund të vitit 2021 për shkak të rritjes së shpejtë të shkallës së infeksionit. Përjashtimet lejoheshin vetëm për ata që ishin jashtë zonave urbane.

Një sërë kufizimesh të tjera gjithashtu do të hiqen në të gjithë vendin në ditët në vijim, megjithëse shumë institucione do të kërkojnë ende dëshmi të vaksinimit, shërimit nga virusi ose një test negativ.