Shkencëtarët britanikë kanë krijuar dronë të vegjël të cilat fluturojnë si insekte.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, robotët janë afërsisht sa një grerëz – madje kanë krahë që lëvizin për fluturim.

Dronët janë krijuar për të arritur mjedise ku të tjerët nuk mund të shkojnë.

Pajisjet në miniaturë mund të ndihmojnë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit pas tërmeteve – ose sulmeve terroriste.

Inxhinierët mekanikë për vite me radhë e kanë pasur të vështirë të krijojnë pajisje të tilla me krahë.

Ekipi i Universitetit të Bristol zhvilloi një sistem të ri të lëvizjes së muskujve artificial të quajtur LAZA.

“Të bësh mikro-robotë me krahë më të vegjël dhe me performancë më të mirë është një sfidë e madhe”, thotë udhëheqësi i projektit, profesori Jonathan Rossiter.