Ilir Meta të hënën i ka kërkuar përfaqësuesve të tij ligjor të përgatisin menjëherë padinë për falsifikim të provave nga Kuvendi, të cilat sipas tij u depozituan në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës. I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”