Sigurisht që nuk do të jetë si ato mijëra stolat e tij. Në “Olimpico”, kundër Sassuolos, ndeshja Roma-Genoa do të përfaqësojë stolin e 100-të në Serie A për Mourinho. Nga këto, 24 ndeshje me verdhekuqtë, pjesa e mbetur me Interin pothuajse dhjetë vite më parë.

Portugezi ka të njëjtën dëshirë për të fituar si në atë kohë (tripletën historike), pavarësisht nga shumë vështirësi që po has me projektin “Friedkin”. Pra, të shtunën do ta shohin për të njëqindtën herë “Special One” në stol, për llogari të Serie A.

Një shtysë shtesë për Romën, që para pushimit mori tri fitore radhazi ndaj Cagliari, Lecce (Kupa e Italisë) dhe Empoli. Megjithatë, fillimi i vitit 2022 nuk ka qenë inkurajues, shumë larg pritshmërive të tij. Humbjet me Milanin dhe Juventusin nxorën në pah problemin e zakonshëm me skuadrat e mëdha, por tani Mourinho dëshiron të kapë “trenin” e fundit të Champions-it.

Nga e hëna, në fakt, skuadra është rikthyer në stërvitje në Trigoria, në pritje të rikthimeve të fundit nga kombëtaret. Nuk ka rëndësi nëse Interi do të jetë në Kupën e Italisë tri ditë më vonë. Roma nuk ka mundësi të bëjë llogari, por të fitojë sa më shumë pikë, ndeshje pas ndeshjeje.